E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, 11 vjeçari vret me pistoletë vëllanë 9 vjeç

SHKODER- Një fëmijë 9 vjecar ka mbetur aksidentalisht i vrarë nga plumbi i një pistolete që mendohet se është qëlluar nga i vëllai i tij, 11 vjeç. Ngjarja e rëndë është shënuar sot paradite në fshatin Nicaj, të komunës Shalë, të Malësisë së Madhe. Nga të dhënat e para të policisë viktima është A.G 9 vjec, ndërsa autori është vëllai i tij me inicialet N. G vetëm 11 vjec.

Korrespondetja e NEWS24 Eljona Kodra thotë se fshati ku ka ndodhur ngjarja është një zonë e thellë e Malësisë së Madhe ku mungojnë dhe valët telefonike dhe është tepër e vështirë të mësohen detaje mbi ngjarjen e rëndë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›