E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanovic: Prishtina të angazhohet për kthimin e serbëve

PRISHTINË- Përmes dialogut me Beogradin, autoritetet kosovare duhet të angazhohen edhe në kthimin e serbëve të zhvendosur, ka thënë sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic. Lajmi rapotohet nga gazeta kosovare Koha Ditore.

Sipas tij, arsyet kryesore “për numrin e vogël të të kthyerve janë frika për siguri dhe armiqësia e shqiptarëve ndaj të kthyerve”.

“Të kthyerit kanë probleme të mëdha në kthimin e pronave të tyre, të cilat shqiptarët e Kosovës i kanë përdorur për 12 vjet. Këtu e shoh arsyen kryesore përse shqiptarët kundërshtojnë kthimin e serbëve”, transmetojnë mediet në Beograd deklaratën e Ivanovicit.

Ai tha se, pavarësisht deklaratave të politikanëve në Prishtinë, “në terren ndodh diçka tjetër” dhe se bisedimet në Bruksel janë i vetmi vend ku, “në një mënyrë pak më të fortë”, udhëheqësit kosovarë duhet të angazhohen në realizimin e kthimit të të zhvendosurve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›