Privatizimi i naftes, page ne shtepi 1700 punonjes
Fatjona Mejdini
Qeveria ka vendosur qe te paguaje per nje vit te gjithe punonjesit qe dalin te papune nga procesi i privatizimit te kompanive shteterore te naftes ARMO dhe ALBPETROL. Keshtu, u vendos qe rreth 1700 punonjesit ne Tirane dhe Patos qe dalin te papune nga procesi i privatizimit te kesaj ndermarrje, te kompensohen me nje vit rroge. Projektvendimi i miratuar ne qeveri parashikon qe keta punonjes do te paguhen per nje vit me nje page mesatare, shto ketu edhe shtesen qe vjen si pasoje e vjetersise ne pune. "Punonjesit e "Armo" sha Tirane, dhe "Albpetrol", sha Patos, qe dalin te papune, si pasoje e ristrukturimit, pervec trajtimeve, qe parashikohen nga Kodi i Punes, perfitojne, per nje periudhe njevjecare, pagese me page bruto mesatare mujore individuale (page baze+vjetersi), te vitit te fundit te punes", theksohet ne draftin e miratuar, duke shtuar se gjate ketij viti ketyre punonjesve do t'ju paguhen edhe sigurimet shoqerore dhe ato shendetesore.
Ata qe do te perfitojne nga kjo pagese per nje vit do te jene vetem punonjesit, te cilet kane me shume se dy vjet pune ne kompanite e naftes ne vend. Pjesa e punonjesve e cila ka me pak 2 vjet pune ne ARMO dhe ALBPETROL nuk mund te perfitoje pagen prej nje viti nga qeveria. Por, gjithsesi te 1700 punonjesit qe do te dalin te papune kane mundesine qe te aplikojne per te ardhuren nga papunesia. Nje tjeter perjashtim nga kjo pagese vjen per ata punonjes qe do te shkarkohen, te cilet nuk zhvillojne veprimtari ekonomike, ne formen e punesimit apo te vetepunesimit. Per kete kompensim nga ana e qeverise do te perdoret nje fond prej 742 milione lekesh nga ana e qeverise per te gjithe punonjesit qe do te shkarkohen nga ARMO dhe ALBPETROL. Privatizimi i kompanise shteterore te naftes ne vend pritet qe ristrukturoje fuqine punetore ne kete kompani. Ky privatizim eshte cilesuar si nje nga me te rendesishmit e qeverise dhe pritet te perfundoj brenda ketij viti.
Punonjesit e fondi
606 - jane punonjesit qe dalin te papune nga ristrukturimi i ARMO-s ne Tirane
1100 - jane punonjesit, qe dalin te papune nga ristrukturimi i "Albpetrol" ne Patos
1 page baze + vjetersine- do t'ju paguhet punonjesve qe do dalin te papune
1 vit - eshte afati qe do te zgjas pagesa
376 milione leke - eshte fondi i llogaritur per punonjesit e ARMO-s
372200000 leke - eshte fondi i llogaritur per punonjesit e ALBPETROL
Perfituesit
Te gjithe punonjesit aktuale te kompanive, qe kane qene te punesuar ne keto shoqeri per nje periudhe jo me pak se 2 vjet pa nderprerje, qe nga data e hyrjes ne fuqi te ketij vendimi.
Ata punonjes, te cilet nuk zhvillojne veprimtari ekonomike, ne formen e punesimit apo te vetepunesimit.