Shtese rroge per 10 mije te papune
Te papunet e regjistruar ne vend do te perfitojne 5980 leke ne muaj, nga 5240 qe marrin aktualisht. Keshtu, qeveria vendosi diten e djeshme rritjen me 14,2 per qind te nivelit te bazes te se ardhures nga papunesia. Rreth 10000 te papune do te kene mundesi qe te perfitojne nje shtese prej me shume 700 lekesh per cdo muaj, duke u bazuar ne vendimin e qeverise. Kjo rritje eshte miratuara nga qeveria ne kuader te premtimeve elektorale qe PD beri rreth 3 vjet me pare. Por, nga ana tjeter, kesaj kategorie te papunesh ne te gjithe vendin mbi kete perfitim prej 5980 lekesh, marrin edhe kompensime te tjera, duke bere qe perfitimi mesatar te shkoj ne rreth 8 mije leke ne muaj. Duke e konsideruar vendimin nje tjeter premtim te permbushur nga qeveria, Kryeministri Berisha tha se kjo rritje, qe i behet nivelit te bazes se te ardhures nga papunesia, eshte pozitive dhe diktohet nga rritja e vendit ne teresi. Sipas tij, kjo rritje eshte shume pozitive, e domosdoshme, e ndjeshme dhe diktohet nga rritja e vendit ne teresi. Po keshtu, Kryeministri Berisha kerkoi qe, krahas saj, te shpejtohen skemat, ne menyre qe keto pagesa te behen kundrejt puneve te caktuara dhe me pas, me shperblime shtese. Efekti financiar per kete vendim eshte rreth 7,4 milione leke ne muaj. Duke e llogaritur per 12 muaj te vitit 2008 efekti financiar eshte rreth 90 milione leke, i cili do te perballohet nga buxheti i Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale ne zerin e pageses se papunesise.
F.Mejdini
Ndihma ekonomike
5240 leke - eshte perfitimi qe merr aktualisht ne muaj nje i papune
5980 leke - eshte perfitimi qe do te marr nje i papune i regjistruar
8 mije leke - perfitimi i perafert ne muaj i nje te papuni, duke llogaritur dhe shtesat
10 mije - jane personat qe perfitojne nga papunesia
90 milione leke - eshte efekti financiar i ketij vendimi per vitin 2008