"Kosova, Indonezia pro pavaresise"
Indonezia pritet se shpejti t'i shtohet listes se gjate te vendeve qe njohin pavaresine e Kosoves. Ambasadori i ri i Indonezise ne Shqiperi, Imanuel Inkirivang, i tha dje, gjate nje takimi, Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, se Indonezia e konsideron rastin e Kosoves, si nje rast unik dhe se vendi i tij ka mbeshtetur e do te mbeshtese gjithmone paqen dhe stabilitetin ne rajonin e Ballkanit. Reagimi erdhi pas qendrimit te Topallit se do te ishte nje lajm i mire per Kosoven dhe rajonin nese edhe Indonezia do e njihte shtetin e ri. Kryetarja e njohu ambasadorin Inkirivang me reformat e fundit te ndermarra nga qeveria e Kuvendi ne angazhimin drejt sfidave integruese te Shqiperise ne NATO dhe Bashkimin Evropian. "Distancat gjeografike, jane te pa konsiderueshme, kur mes dy vendeve tona ekziston nje klime shume e mire bashkepunimi. Ne ndjekim me vemendje zhvillimet ne vendin tuaj dhe shpresojme ne anetaresimin sa me te shpejte te Shqiperise ne NATO dhe BE", tha Inkirivang. Bashkebiseduesit ndane te njejtin mendim per domosdoshmerine e rritjes se nivelit te bashkepunimit dypalesh, jo vetem ne fushen politike, por edhe ne ate ekonomike, arsimore dhe kulturore.