Min.e Brendshme thirrje qytetarëve: Tërhiqni kartat
Përmes një njoftimi për shtyp Ministria e Brendshme bën të ditur se deri në sot kanë aplikuar për tu pajisur me kartë identiteti mbi 500 mijë qytetarë, ndërkohë u bën thirrje qytetarëve që kanë aplikuar, të tërheqin letërnjoftimet.
TIRANE- Përmes një njoftimi për shtyp Ministria e Brendshme bën të ditur se deri në këto momente kanë aplikuar për tu pajisur me kartë identiteti mbi 500 mijë qytetarë, janë prodhuar 403 744 letërnjoftime elektronike, nga të cilat 306 560 janë dërguar në zyrat e shpërndarjes.
Po kështu Ministria e Brendshme njofton se pranë zyrave përkatëse janë dërguar të gjitha letërnjoftimet për aplikimet deri më 31 mars.
Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve që kanë aplikuar, të tërheqin sa me shpejt letërnjoftimet.
“Ju informojmë se pranë zyrave përkatëse janë dërguar të gjitha letërnjoftimet për aplikimet deri më 31 Mars. Njëkohësisht u bëjmë thirrje qytetarëve që kanë aplikuar, të paraqiten pranë këtyre zyrave për të tërhequr letërnjoftimet. Thirrjen më të rëndësishme e më këmbëngulëse ua drejtojmë personave që nuk zotërojnë pasaportë dhe ende nuk kanë aplikuar për letërnjoftim elektronik.” Theksohet në deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja. (e.n/BalkanWeb)