E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapshticë, krijohen radhë emigrantësh në kufi

Radhë emigrantësh në pikën doganore të Kapshticës, të cilët presin të kalojnë kufirin për të kaluar festën e Pashkëve Ortodokse në atdhe. Mësohet se radha është krijuar në anën greke për shkak se kjo pikë po punon vetëm me dy sportele. 

KORÇE- Pashkët Ortodokse risjellin në atdhe emigrantët shqiptarë, por duket se me kthimin e tyre përsëritet dhe problemi i radhëve të gjata në kufi.
Këtë herë radha e emigrantëve, të cilët presin të kalojnë kufirin është krijuar në anën e pikës doganore greke. Mësohet se kjo pikë doganore po punon vetëm me dy sportele ç’ka është edhe arsye e krijimit të radhëve të gjata.
Por, moti i keq i ditëve të fundit ka vështirësuar qëndrimin e emigrantëve në radhë, në pritje për të kaluar.
Aktulisht në pikën kufitare të Kapshticë, numërohen rreth 200 automjete të bllokuara në anën greke. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›