E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mini Coupe, automjeti i së ardhmes nga BMW



Duket se në BMW janë më shumë se të bindur kur bëhet fjalë për konceptin e ri Mini. Edhe pse mediat dhe publiku ende nuk e kanë parë drejtpërsëdrejti dhe me këtë kanë kritikuar shumë, bavarezët kanë vendosur që këtij automjeti t’i japin dritën e gjelbër për prodhim. Mini Coupe e Speedster (i cili po ashtu duhet të debutojë në Frankfurt), do të ndërtohen në fabrikën në Oxford në të cilën Mini përpunon Cooper, si kabriolet ashtu edhe Clubman. Për nevojat e ndërtimit të dy modeleve të reja, BMW planifikon të punësojë 1.000 punëtorë shtesë. Tani për tani nuk dihet nëse të dy modelet, Coupe e Speedster, do të ofrohen ekskluzivisht në format më të fuqishme John Cooper Works, me motorin 1.6 litërsh me turbo-mbushës dhe katër cilindra i cili ka 216 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 260 Nm apo, si modelet e tjera të Minit, do të ofrohen me motorë më të dobët. Sigurisht, më shumë informacione dhe fotografi do të kemi me rastin e hapjes së panairit në Frankfurt më 15 shtator.

5 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›