E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miniera e Bulqizës, dita e 20-të e grevës së urisë

Minatorët e Bulqizës kanë hyrë në ditën e 20 të grevës së urisë, ndërsa gjendja e grevistëve është përkeqësuar tej mase. Ndonëse pas shumë tenatativash për të nënshkruar një marrëveshje mes formës “ACR” dhe minatorëve, me ndërhyrje edhe të bashkisë së Bulqizës, ende situata mbetet pezull dhe pa një zgjidhje konkrete.
RTV "Ora News" vijon të transmetojë sërish direkt gjendjen e grevistëve të ngujuar për rreth 3 javë, 1400 metra në thellësinë e tokës, ndërsa sot ata janë vizituar edhe nga deputeti i Partisë Demokratike Bedri Hoxha. Ai ka parë nga afër gjendjen e tyre të rënduar, ndërsa u ka bërë thirrje strukturave shtetërore për marrjen e masave dhe për të zgjidhur situatën.
Gjatë ditë së djeshme negociatat mes minatorëve dhe “ACR”-së kanë dështuar sërish. Në këto kushte minatorëte Bulqzisë do të vijonë me grevën e urisë , ndërsa kreu i Konfederatës së Sindikatave të Minatorëve Kol Nikolla, i cili nuk ishte i pranishëm në këtë takim, ka bërë thirrje për ndërgjegjësim të faktorit politik, por edhe diplomatët e akreditaur në Tiranë. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i “ACR`, e ka cilësuar këtë takim progresiv, ndërsa paralajmëroi një marrëveshje në ditët në vijim .
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›