E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia arreston autorin e aksidentit në Peqin

Policia ka vënë në pranga 20-vjeçarin, nga Peqini Ervis Lika, i cili shkaktoi aksidentin ku u plagosën 4 persona. Ervis Lika ishte drejtuesi i automjetit, i cili doli nga rruga në aksin rrugor Peqin-Elbasan, pranë fshatit Përparim.
Nga aksidenti u plagosën 4 persona , Klajdi Bronica, Leonard dhe Sefer Progri të katërt nga qytetiti i Peqinit, mes të cilëve edhe vet drejtuesi i mjetit.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Peqin-Elbasan, pranë fshatit Përparim. Aksidenti i rëndë ka ndodhur si pasojë e shpejtesisë së madhe që çoi dhe daljen e makinës nga rruga.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›