Basha: Policia, shpate ne koken e krimit
Tirane-Ka marre dje zyrtarisht detyren e kreut te Policise se Shtetit, Hysni Burgaj. Ai qe per mese nje vit ka qene numri dy i policise, ka zevendesuar ne detyren e Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, ish-shefin e tij, Ahmet Prenci. Prezantimi i Burgajt, u be nga Ministri i Brendshem Lulzim Basha ne nje ceremoni te vecante. Pas dorezimit te Flamurit dhe simbolit te Policise se Shtetit nga z. Prenci tek drejtori i ri i Burgaj, ky i fundit beri edhe betimin. Ne fjalen e tij, ministri Basha vleresoi punen e Policise se Shtetit dhe te z. Prenci si drejtues i saj, ne luften kunder krimit dhe forcimit te marredhenieve me partneret nderkombetare. "Policia e Shtetit do te vazhdoje te qendroje si nje shpate ne koken e krimit dhe nje mburoje e lirive dhe te drejtave te qytetareve", tha Basha. Ai garantoi se ne kete mision, Policia e Shtetit do te kete mbeshtetjen e plote te qeverise dhe shtetit. Drejtori i sapoemeruar Hysni Burgaj, u angazhua ne vazhdimin e rruges qe po ndjek Policia e Shtetit, si ne drejtim te forcimit te rendit dhe sigurise publike, ashtu dhe ne drejtim te reformave te nisura. Ne kete ceremoni merrnin pjese drejtues e punonjes te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit dhe perfaqesues te misioneve te huaja qe asistojne policine shqiptare.
L.K
L.K