Miniera e harruar e Vlahnës

Qarku i Kukësit prej vitesh renditet ndër qarqet më të varfër në vend. Por në fakt duhet të ishte ndryshe. Resurset e pashfrytëzuara, mbi e nëntokësore i ka ende të shumta. Një prej tyre është kromi i Vlahnës në Has. Ndonëse miniera në këtë vend u ndërtua në fillim të 90-të, ajo nuk u shfrytëzua asnjë ditë.
Dr.i Shkencave Gjeologjike & Prof.Assc në Inxhinieri Gjeologjike, Hamit Noka, i cili që prej viteve 1956-1957 ka qenë pjesë e grupit të studiuesve të nëntokës së qarkut Kukës, thotë se interesi për minierën e Vlahnës nuk ka munguar, qoftë dhe nga kompani të huaja.
Vlahna ka mbi 3 milionë tonë rezerva krom, e Doktori i Shkencave nuk ngurron të ndajë njohuritë e tij se si mund të zhvillohet industria e kromit e sesi investitorët mund të maksimalizojnë fitimin.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Miniera e Vlahnës në Has përbën rezervën e dytë më të madhe të kromit në Shqipëri dhe është një nga më të mëdhatë në Europë.