E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 mije euro ndihme per familjet e emigranteve ne Itali

Menyrat se si mund te aplikoni dhe dokumentet. Perfitojne te gjitha familjet qe kane emigrante ne Itali

Emigrantet shqiptare ne Itali do te mund te perfitojne bonusin familjar te percaktuar nga qeveria italiane edhe nese familjet e tyre jane ne Shqiperi. Burime nga Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta sqarojne menyren se si mund te perfitohen deri ne 1 mije euro si edhe dokumentacionin dhe etapat e aplikimit. Agjencia e te Ardhurave ne vendin fqinj ka percaktuar te gjitha detajet e ketij procesi.

Ne perllogaritjet per perfitimin e bonusit familjar sa u takon numrave duhen marre parasysh edhe familjaret qe ndodhen ne vendet e origjines. Kjo shpjegohet nga nje qarkore e Agjencise se Hyrjeve lidhur me kontributet e percaktuara nga dekreti Antikrize per vatrat familjare me te varfra ndash bejne te ditur burimet

Agjencia ne fjale ka percaktuar si kusht te domosdoshem qe kerkuesi te jete rezident ne Itali dhe se per pjesetaret e tjere te vatres familjare te kerkuesit bashkeshort/e jo te ndare te mitur ne ngarkim dhe pjesetare te tjere ne ngarkim perkundrazi nuk kerkohet qendrimi ne territorin e shtetit italian.

Sipas burimeve bonusi mund te kerkohet nga punemarresit dhe pensionistet pra perjashtohen te vetepunesuarit sipermarresit e vegjel dhe perbehet nga nje shume qe luhatet ne varesi te te ardhurave familjare te realizuara dhe numri i pjesetareve te familjes. Kjo varet nga te ardhurat vjetore te emigranteve. Keshtu per nje pensionist te vetem qe ka te ardhura vjetore me pak se 15 mije euro perfitohen 200 euro ndersa per familjet me dy dhe tre persona kushti eshte qe te ardhurat vjetore te jene me pak se 17 mije euro. Perfitimin me te madh e kane ato familje qe kane ne perberje nje person me aftesi te kufizuara. Ato mund te perfitojne 1 mije euro bonus nese kane te ardhura nen 35 mije euro.

Aplikimi behet ne menyra te ndryshme per kategori te ndryshme. Punemarresit duhet tia paraqesin kerkesen punedhenesit te tyre punetoret shtepiake colf-bashkepunetoret familjare dhe badanti-ofrues te sherbimeve te perkujdesjes baby-sitters sporteleve te Agjencive te Hyrjeve pensionistet dhe te papunet perkundrazi duhet ti drejtohen INPS-se Instituti Kombetar i Sigurimeve Shoqerore. Parate do te vijne pas nje muaji drejtperdrejt ne liste-pagesa punedhenesi do te rimbursohet nga shteti apo edhe me pensionin.

Emigranteve u sugjerohet qe ti drejtohen nje organizate punedhenesish per te marre informacione dhe asistence falas. Nderkohe jane vendosur afatet per paraqitjen e kerkeses qe luhaten ne baze te atij qe paraqet kerkesen dhe te cilit vit mund te merret ne shqyrtim per perllogaritjen e te ardhurave dhe pjesetaret e vatres familjare.

Dokumentacioni

a dokumentacion origjinal i leshuar nga konsullatat e tyre me perkthim ne gjuhen italiane dhe me certifikim te prefektures

b dokumentacion me apostile per ato qe vijne nga vende qe kane nenshkruar marreveshjen e Hages per apostilin e 5 tetorit 1961

c dokumentacion i leshuar ne vendin e origjines i perkthyer ne gjuhen italiane dhe i certifikuar si i njejti me origjinalin nga konsullata italiane.

Vendi i aplikimit

Punemarresit kerkese tek punedhenesi dhe pensionistet kerkese tek INPS-ja

- brenda 28 shkurtit 2009 nese do te shqyrtohet viti 2007

- brenda 31 marsit 2009 nese shqyrtohet vitit 2008.

Punetoret shtepiake kerkese tek Agjencia e Hyrjeve

- brenda 30 prillit 2009 nese shqyrtohet viti 2007

- brenda 30 qershorit nese shqyrtohet viti 2008 per subjektet qe perjashtohen nga detyrimi i paraqitjes se deklaratave te te ardhurve.

Modulet dhe udhezimet mund te shkarkohen nga siti agenziaentrate.it

Masa e perfitimit

Tipologjia e familjes Te ardhurat kompleksive maksimale Bonusi

Pensionist i vetem 15mije euro 200 euro

Familje me dy persona 17mije euro 300 euro

Familje me tre persona 17mije euro 400 euro

Familje me kater persona 20mije euro 500 euro

Familje me pese persona 20mije euro 600 euro

Familje me me shume 22mije euro 1000 euro

se 5 persona

Familje me person

me aftesi te kufizuara 35mije euro 1000 euro

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›