Minierat, PS akuza
Tiranë -Partia Socialiste ka reaguar sot për viktimat më të fundit në minierat e Bulqizës. Deputeti socialist Qemal Minxhozi theksoi se tragjeditë në këtë minierë vijnë për shkak të punës pa përgjegjësi të strukturave që monitorojnë punën në miniera si dhe të gjitha strukturave shtetërore të qeverisë.
“Shfrytëzimi e zbulimi brenda zonës së koncensionit duke shkelur hapur ligjin, duke favorizuar pushtetin dhe militantët. Kjo ka nxitur që grupe të ndryshëm punëtorësh duke parë pabarazitë në dhënien e lejeve, që shteti i shkel ligjet, kanë zënë me vetëgjyqësi galeritë e kësaj zone, duke punuar jashtë çdo rregulli. Këto viktima nuk i kanë vrarë minierat, por korrupsioni shtetëror, politik dhe ekonomik, i cili gjatë vitit 2008 ka njohur rritje galoponte”-tha Minxhozi.