E Diel, 1 Nëntor 2026

Uidhers: Marrëdhënia SHBA-Shqipëri do të vazhdojë traditën shumë të mirë

Lufta ndaj korrupsionin në SHBA, është luftë e pa mëshirshme

Tiranë, 26 Janar, 12:05, NOA - Ambasadori amerikan Jon Uidhers, deklaroi sot se, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tani po fryn një erë e re, që do të rrezatohet dhe në marrëdhëniet me Shqipërinë.

Uidhers e bëri këtë deklaratë gjatë fjalës në forumin "Politika e jashtme amerikane, administratë e re, doktrinë e re", ku po marrin pjesë dhe kryeministri Sali Berisha, kreu i PS-së, Edi Rama, ministri i Jashtëm Lulzim Basha dhe emra të tjerë të politikës shqiptare.

“Do të jetë një erë miqësimi, një erë ndryshimesh në drejtimin e kombit tonë, një erë ndryshimi në drejtimin e politikave tona ekonomike", tha gjatë fjalës së tij, ambasadori Uidhers.

Gjithashtu ambasadori tha se, lufta ndaj korrupsionin në SHBA, është luftë e pa mëshirshme dhe qytetarët amerikanë e pushtetarët i qëndrojnë besnik Kushtetutës.

Ai tha se, do të vazhdojë pa ndërprerje tradita e marrëdhënieve të shkëlqyera mes, SHBA dhe Shqipërisë, si gjatë presidencës së Xhorxh W. Bush.

Ndërkohë që në fjalën e tij, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha tha se, zgjedhje te qershorit që do të zhvillohen në vend, do të jenë të lira dhe të ndershme. Berisha tha se, lufta ndaj korrupsionit e krimit të organizuar do të vazhdojë pa mëshirë.

Ai përshëndetur dhe ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të SHBA-së, Barak Obam.

Në forum ka marrë fjalën dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ky i fundit ka vlerësuar maksimalisht figurën e presidenti të ri të SHBA-së, Barak Obama.

Rama tha se, me ardhjen e Obamës në pushtet ka nisur një erë e re në arenën ndërkombëtare, ndërkohë që ai do të sjellë dhe ndryshimin në vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa ministri i Jashtëm Lulzim Basha tha se, zgjedhja e Barak Obamës është një realitet jo vetëm për amerikanët por për të gjithë globin.

Forumi vazhdon punimet me diskutime të ndryshme nga pjesëmarrësit, të cilët do të diskutojnë erën e re të marrëdhënieve me jashtë të SHBA-së.

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›