Vrasësi i foshnjave belge në grevë urie
Bruksel - Nuk është marrë ende asnjë dëshmi nga autori i masakrës të së premtes së kaluar në Flaman të Belgjikës ku një i ri vrau dy foshnja dhe edukatoren e tyre në një çerdhe publike. Kim.D.(20), që nga momenti i arrestimi nga policia nuk ka dëshmuar asgjë, duke ruajtur heshtjen kundrejt çdo pyetjeje të drejtuar nga grupi hetimor. Policia belge bën të ditur se ai jo vetëm që nuk u përgjigjet pyetjeve të hetuesve, por tashmë ka isr edhe grevën e urisë.
Sipas ekspertëve të shëndetësisë, i riu belg gjatë ushtrimit të krimit nuk ka qenë nën ndikimin e pijeve alkolike dhe nuk vuan nga ndodnjë shqetësim psikologjik. Burimet policore shprehen se ai nuk është dënuar më parë për ndonjë ngjarje të caktuar.
I riu belg, shkaktar i tre viktimave e që plagoi rëndë 12 fëmijë të tjerë, është mbajtur nën kujdesin e mjekëve duke iu injektuar serume për ta mbajtur në jetë e për të zbardhur ngjarjen tragjike.
Ndërkohë, të paktën 8 mijë qytetarë belgë mes të cilëve edhe Ministri i Brendshëm De Padt kanë protestuar pranë godinës së prokurorisë së përgjithshme ndaj ngjarjes në fjalë.