PSD: Të trajtohen kërkesat e ish-pjesëtarëve të TMK
Prishtinë- Partia Social Demokrate në një konferencë për media, të mbajtur të dielën, ka përshëndetur fillimin e punës së FSK-së dhe e konsideron këtë një hap të rëndësishëm drejt plotësimit të arkitekturës se sigurisë në Kosovë, ndërsa ka kërkuar që të trajtohen me seriozitet shqetësimet e ish-pjesëtarëve të TMK-së , të cilët nuk kanë kaluar në FSK.
Zëdhënësi i PSD-së, Gëzim Kasapolli, tha se të gjithë ish-pjesëtarët e TMK-së që kanë shqetësime, dyshime dhe pakënaqësi rreth formimit të FSK-së, duhet t’i adresojnë ato në mënyrë ligjore.
“Ne socialdemokratët i kuptojmë edhe shqetësimet reale të pjesëtarëve të cilët nuk janë pjesë e forcës se sigurisë dhe iu bëjmë thirrje atyre që të gjitha shqetësimet, dyshimet apo pakënaqësitë rreth procesit të përzgjedhjes ti adresojnë në rrugë ligjore”, tha Kasapolli.
PSD-ja ndërkaq, ka dënuar sulmin ndaj kazermës së FSK-së në Pejë dhe ka inkurajuar organet e sigurisë që të marrin të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti të shëmtuar.
Kjo parti po ashtu sërish ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që sa më shpejtë të zgjedhin drejtuesit e Agjencisë të Inteligjencës dhe të kompletojnë sa më shpejt gjithë fushën e sigurisë. /telegrafi/