Kosovarë dhe maqedonas kapem me dokumente false në port

Në pranga, Afrim Asipi nga Maqedonia, Ramadan Krasniqi nga Kosova dhe Valentin Gashi po nga Kosova.
Durrës, 26 Janar, 13:00, NOA - Tre persona janë vënë në pranga nga policia, pasi akuzohen për falsifikime. Burime zyrtare nga Policia e Durrësit, thanë për agjencinë NOA se, kanë vënë në pranga, Afrim Asipin nga Maqedonia, Ramadan Krasniqin nga Kosova dhe Valentin Gashin po nga Kosova.
Sipas policisë, është arrestuar në flagrance Afrim Asipi 25 vjeç, banues në Shkup të Maqedonisë. Arresti i tij është bërë pasi, ka tentuar të udhëtoje drejt Italisë, nëpërmjet Portit Detar të Durrësit, duke paraqitur pranë autoriteteve të Policisë në terminalin e përpunimit të trageteve, një leje qëndrimi italiane në emër të tij, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Ndërkaq është leja është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, me numrin 0127539AB .
Po ashtu është arrestuar në flagrance dhe Ramadan Krasniqi 39 vjeç, nga Rahoveci i Kosovës.
Prangosja e tij, është bërë pasi, ky person është paraqitur pranë autoriteteve të policisë për të udhëtuar në drejtim të Italisë me një pasaportë Jugosllave me numër 00110099465 si dhe një leje qëndrimi austriake me numër A 186435798 që i përkisnin një kosovari.
Policia ka sekuestruar pasaportën dhe i lejen e qëndrimit me identitet Gëzim Hoti.
Gjithashtu, është arrestuar ne flagrance dhe kosovari tjetër, Valentino Gashi nga Gjilani. Ai është prangosur pasi, është paraqitur pranë Portit të Durrësit për të udhëtuar në drejtim të shtetit italian me një pasaporte jugosllave me vize suedeze të falsifikuar.
Mbi tre të arrestuarit rëndojnë akuzat, e “falsifikimit te pasaportave ose vizave” dhe dosjet me materiale i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit.
a.a/NOA