Ministrat: Alarm për drogën Nga "Vizion Plus"Ministrat e kabinetit Berisha pranojnë qe Shqipëria ka probleme serioze me drogën, situata ka dale jashtë kontrollit dhe kjo panorame bie ndesh me rregullat e traktatit shengen. Kjo deklarate e forte kësaj
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Ministrat: Alarm për drogën Nga "Vizion Plus"Ministrat e kabinetit Berisha pranojnë qe Shqipëria ka probleme serioze me drogën, situata ka dale jashtë kontrollit dhe kjo panorame bie ndesh me rregullat e traktatit shengen. Kjo deklarate e forte kësaj radhe nuk vjen nga ndërkombëtaret apo monitoruesit e ecurisë se vendit tone, por nga vete anëtarët e qeverise shqiptare. Ne një shkrim për te përditshmen greke "Etnos", me titullin "Kolumbi ne Shqipëri", përshkruhet gjendja ne komunën problematike Lazarat. Kretasit e Shqipërisë jetojnë me kultivimin dhe shpërndarjen e hashashit dhe drogash të tjera, pjesa më e madhe e të cilave, shkon në Greqi dhe ata i mbrojnë të korrat e tyre me kallashnikovë. Në Lazarat, një fshat i vogël vetëm 25 kilometra larg kufirit greko-shqiptar dhe pranë qytetit të Gjirokastrës, rreth 4 mijë banorët jetojnë ekskluzivisht prej narkotikëve dhe nuk ka asnjë familje me të ardhura vjetore më pak, se 100 mijë euro. Të gjithë kultivojnë kanabis dhe ata që nuk e bëjnë konsiderohen "tradhtarë", ndërkohë që policia kufizohet në bërjen e aksioneve dhe arrestimeve, pasi i madh dhe i vogël në Lazarat qarkullojnë me kallashnikovë. "Situata ka dalë jashtë çdo kontrollit dhe narkotikët, qëndrojnë si pengesë për integrimin e Shqipërisë në bashkimin Evropian", - citohet për "Etnos" ministri shqiptar i Punës, me origjinë greke, Spiro Ksera. Pak ditë më parë në Gjirokastër, u zhvillua një konferencë e gjerë me temë kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve në Jugun e Shqipërisë, ku morën pjesë dhe tre ministra të qeverisë shqiptare. Ndërsa kryetari i komunës Lazarat, Dasho Aliko u bëri thirrje qytetarëve të ndalonin rritjen e hashashit (opiumit), sepse një gjë e tillë, siç tha ai vetë, krijon një impakt shumë negativ ndërkombëtar të rajonit (me kuptimin e zonës) dhe vendit. Përveç kultivimit të hashashit, Lazarati konsiderohet si nyje procesimi dhe magazinimi i sasive të mëdha të heroinës dhe kokainës, e për rrjedhojë si një nga qendrat e mafies shqiptare. Zona konsiderohet e paprekshme nga policia, pasi të gjithë mbajnë armë dhe shfaqja e patrullave të armatosura është shkak lufte. Është i veçantë fakti kur disa vite më parë, autoritetet shqiptare arritën një marrëveshje me policinë italiane dhe organizuan një operacion për të rivendosur ligjin në Lazarat, por u larguan me shpejtësi kur banorët e fshatit goditën me armë kundërajrore helikopterin italian, që po identifikonte plantacionet e hashashit dhe po lajmëronte forcat tokësore. "Gjatë dy viteve të fundit, mafia vepron vepron e pakontrolluar dhe nuk i llogarit ligjet. Kriminaliteti ka arritur kulmin dhe bashkë me kultivimin e hashashit si dhe transportin e çdo lloj narkotiku, konsiderohen si pengesat madhore për integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane. Dhe përpjekja e madhe që po bëjmë për të liberalizuar regjimin e vizave bie ndesh me rregullat e Traktatit Shengen", - ka deklaruar Zoti Ksera. Gjithë toka ne Lazarat është e mbushur me bimë hashashi, thuhet me tej për Kolumbinë e Lazaratit. Sivjet ishte një vit të korrash të mira, për hashashin shqiptar. Dimri i butë dhe reshjet e shumta favorizuan bimët e hashashit dhe prodhimi, do të jetë ndjeshëm më i madh krahasuar me vitet e mëparshme. Veçanërisht këtë vit, në magazina ka sasi edhe nga viti i kaluar, pasi kontrollet dhe bllokimet e kargove në Greqi, trembën shumë vetë për të shitur.