E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e BE: Ballkani s'do te mbetet prapa

Ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian, u mblodhen dje per te diskutuar mbi kandidaturen e Islandes per anetaresim dhe te zgjerimit te BE-se. Ne mbledhjen e zhvilluar, ministri i Jashtem i Suedise, Karld Bildt, vendi qe ka Presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, tha se Islanda mund te kete rrugen me te shkurter per te qene pjese e BE-se. Kjo per faktin se ky vend, tashme eshte pjese e tregut te perbashket dhe e zones "Shengen". Por nga ana tjeter, Bildt theksoi se Bashkimi Evropian, duhet te punoje edhe me procesin e pranimit dhe zgjerimit te BE-se. Sipas tij, BE nuk duhet te harroje vendet e tjera qe synojne anetaresimin, sic jane Shqiperia dhe Serbia. "Nuk mendoj se frustrimet e mundshme ne Ballkan, kane te bejne me Islanden. Cdo gje ka te beje me bllokadat qe kemi", tha Bild, duke theksuar se ky fakt e shqeteson shume. Ne mbledhjen e djeshme, ministrat e Jashtem te vendeve te BE-se, kerkuan vleresimin e gatishmerise se Islandes per anetaresim ne BE, duke sinjalizuar fillimin formal te procesit te pranimit. Ne kete aspekt, disa ministra theksuan se vendet e Ballkanit, qe synojne anetaresim ne BE, nuk do te mbesin prapa, por ekonomia e zhvilluar dhe e integruar e Islandes, do te thote se ky vend, do t'i bashkohet bllokut me gjase, me shpejt se sa vendet e Ballkanit. Ministri i Jashtem francez, Bernar Kushner, tha se duhet te kihet konsiderate per shtetet qe kane konkurruar ne anetaresimin e plote, para Islandes, e cila formalisht e paraqiti kerkesen kete muaj. Nderkohe qe nga takimi i zhvilluar, behet e ditur se pritet qe ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian, ta perserisin perspektiven per anetaresim ne BE te vendeve te Ballkanit dhe te theksojne se do ta shqyrtojne kerkesen e Shqiperise per pranim, pasi te kompletohen procedurat e saja te zgjedhjeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›