"Reformat nxisin integrimin ne BE"
Fatjona Mejdini
Zhvillimi i zgjedhjeve brenda standardeve te kerkuara, na bene optimist ne rrugen drejt integrimit. Kjo ishte deklarata e kryeministrit Berisha ne lidhje me te ardhmen evropiane te vendit dhe inkurajimit qe vinte nga nderkombetaret, ne lidhje me procesin e integrimit. Kryetari i qeverise ne nje konference per shtyp, theksoi se deklaratat e perfaqesuesve te Presidences suedeze, ishin tejet pozitive ne kuader te pranimit brenda ketij viti, te kerkeses se Shqiperise per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Nisur nga kjo, kryeministri theksoi se qeveria qe ai drejtonte do te kryente me perpikmeri te gjitha reformat e duhura, per te siguruar edhe nje integrim sa me te shpejte te vendit tone. "Do te procedohet me te gjitha reformat qe punesojne pershpejtimin e integrimit ne BE dhe po keshtu, do te plotesojme te gjitha detyrimet qe na mundesojne mbajtjen e premtimit elektoral, se gjate vitit te pare te mandatit tone te dyte, do te mundesohet heqja e vizave per qytetaret shqiptare", theksoi kryeministri. Si nje hap pozitiv per te ardhmen e vendit, Berisha vleresoi edhe konsensusin e gjetur ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, pergjate shpalljes se rezultatit perfundimtare te zgjedhjeve. "KQZ me nje procedure unike, votoi 7-0 mandatet e mbetura pa votuar per shqyrtim. Ne kete kontekst, dua te theksoj se votimi 7-0 i te gjitha mandateve te shperndara, eshte nje deshmi e shkelqyer e funksionimit te ketij institucioni ne perputhje me ligjin", vleresoi kryeministri. Nisur nga kjo, kryeministri e cilesoi si ekstremist dhe kundraproduktiv, qendrimin e deritanishem te kryetarit te PS-se, Edi Rama, per mosnjohjen e zgjedhjeve. Sipas Berishes, opozita ka pasur mundesit qe te kontrolloje materialet filmike te procesit zgjedhor dhe ka kuptuar se aty, nuk ka pasur me te voglin problem. "Ne te gjithe vendin, nuk ka asnje rast te vetem keqnumerimi te votes, prandaj mosnjohja e zgjedhjeve do te ishte nje veprim kundraproduktiv", perfundoi kryeministri. Ne konferencen per shtyp, Berisha gjeti rastin te pershendese qytetaret, per paraqitjen me dokumente te reja te identifikimit ne proces dhe per pjesemarrjen e larte, ne to. Numrin e larte te qytetareve qe votuan ne 28 qershor, kryeministri e lidhi me besimin qe qytetaret shqiptare, kishin tek qeveria dhe menyra sesi ajo, do t'i menaxhonte zgjedhjet e pergjithshme. Kryeministri u zotua dje, se ai do te vazhdonte reformat e panderprera dhe inaugurimet. Sipas tij, Shqiperia pergjate kater viteve te ardhshme, do te pesonte nje ndryshim rrenjesor dhe po keshtu do te zinte vendin qe i takonte, mes vendeve me te zhvilluara evropiane.
Qeveria
Kryeministri theksoi se qeveria e re, qe do te krijohej ne bashkepunim me Levizjen Socialiste per integrim do te kishte qellim kryesor te saj, punesimin e qytetareve. Sipas Berishes, me gjithe diferencat, dy forcat politike do te arrinin te gjenin kompromiset e nevojshme.