E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e BE pa marreveshje mbi standartet per uzinat berthamore

Ministrat e energjise te Bashkimit Evropian nuk arriten dot marreveshje rreth standardeve te reja per testimin e uzinave berthamore te ketij blloku.

Ata u mblodhen sot paradite ne Bruksel per bisedime te ngutshme qe synonin rishikimin e masave te sigurise pas krizes berthamore ne Japoni.

Ministrat rane dakord mbi nevojen e kontrolleve te sigurise ne te gjitha vendet e BE-se por nuk arriten ndonje vendim mbi formen e ketyre kontrolleve duke thene se tani per tani kjo do te behet vullnetarisht nga secili vend.

Ministrat thane se ky vendim do tu lihet ta marrin udheheqesit e Bashkimit Evropian kur te mblidhen kete jave per nje takim te nivelit te larte.

Kriza berthamore ne Japoni ka ngjallur shqetesime rreth sigurise se uzinave berthamore kudo ne Evrope.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›