E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtaret ne Shkoder debatojne masat e sigurise

Ditet e fundit gjykatat jane vene ne qender te vemendjes te opinionit publik dhe mediave ne lidhje me dhenien per nje sere te pandehurish te mases se arrestit shtepiak. Ne nje takim me gjyqtaret e Shkodres zevendes Kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu tha sot se arresti shtepiak eshte kthyer ne nje mase krejtesisht formale dhe se ne 95 perqind te rasteve ajo realizohet  pa mbikqyrjen e policise duke bere qe te burgosurit te shetisin lirisht ne rruge. Zoti Spahiu ftoi gjyqtaret ne nje debat qe sipas tij duhet  te coje ne ndryshime te shpejta te Kodit te Procedures Penale ose te Ligjit te Sherbimit te Proves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›