E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrat e Berishes me kredi te Metes deklarojne vetem pagen

Ministrat e kabinetit te Kryeministrit Sali Berisha per sa i perket gjendjes se tyre pasurore i lidh fakti se te gjithe kane marre kredi per te paguar shtepite e tyre te banimit dhe jane ne proces shlyerjeje te saj. Pervec deklarimit te pages ata gjithashtu theksojne se po vazhdojne te shlyejne apartamentet e tyre te cilat ne pjesen me te madhe i kane perfituar nga kredite e buta qe kane arritur te marrin si rezultat i statusit te tyre si zyrtare te larte. Por ne liste shfaqen edhe ministra si Genc Pollo i cili ka marre nje kredi per te blere apartamente ne fshatrat turistike ne bregdet. Keshtu ministri i Inovacionit theksoi se per te blere nje apartament ne fshatin turistik Laguna Blu Qerret Kavaje me siperfaqe 130 m ai ka marre nje kredi prej rreth 70000 eurosh. Nga ana tjeter blerje trualli per shtepi banimi te Kodra e Priftit ne Tirane me vlere 6800000 leke deklaron se ka bere edhe ministri i Arsimit Myqerem Tafaji. Po ashtu bashkeshortja e tij deklaron se ka blere ne Gjermani nje apartament me vlere 95 mije euro te cilin e ka perfituar si rezultat i nje kredie te marre ne nje banke gjermane. Nga ana tjeter ministria e Integrimit Majlinda Bregu deklaron se ajo ka arritur ta shlyeje apartamentin e saj ne rrugen Dervish Hima nepermjet nje overdrafti dhe po keshtu ka nisur te paguaje kestet e nje shtepie plazhi ne ishull Lezhe me vlere 2 500 000 leke. Nga ana tjeter ne deklaratat e tyre ministrat e Levizjes Socialiste per Integrim si ai i Shendetesise Petrit Vasili dhe ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto deklarojne se ka si te ardhura vetem pagen e tyre ne sherbimin si anetare te kabinetit qeveritar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›