E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli blen toke per shtepi ne Malesine e Madhe

Bashkeshorti i kryeparlamentares deklaron blerjen e truallit 670 m

Familja e Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli ka shtuar pasurite e saj te paluajtshme gjate vitit te kaluar. Ne deklaraten e pasurive te zyrtareve te larte per vitin 2010 te bera dje publike bashkeshorti i kryeparlamentares Ndoc Topalli deklaron se ka bere nje blerje trualli prej 670 m dhe ndertimin mbi kete truall te nje shtepie veriore ne fshatin Vrithe Malesi e Madhe investim ky qe kap vleren 520000 leke. Ndoc Topalli deklaron gjithashtu se ai perfiton te ardhura gjate nje viti ne shumen 3 500 000 leke te cilat nxirren nga aktiviteti privat si person fizik ne profesionin si noter duke shtuar ketu edhe te ardhurat nga qirate e ndryshme me pronat e familjes per vitin 2010. Nga ana tjeter kryeparlamentarja Topalli vijon te mbetet edhe zyrtarja qe perfiton me shume te ardhura nga sherbimi i saj. Keshtu ne krye te Parlamentit Topalli perfiton edhe 3 168 500 leke pergjate nje viti duke perfshire ketu edhe shperblimet dhe pagat qe perfiton plus pages neto. Por nga ana tjeter Topalli deklaron ne menyre te pervitshme ne pasurine e saj edhe shpenzimin prej 1 000 000 lekesh te cilin e argumenton me shkollimin e se bijes ne nje Universitet ne France.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›