Ministrat e Financave të BE-së në konsulta për një zgjidhje për Greqinë
Ministrat e Financave të BE-së konsultohen për gjendjen në Eurozonë dhe për rrugët e daljes nga kriza. Qeveria greke pohon se pa këto tetë miliardë euro nga fondi i emergjencës i BE, që tani nuk është në gjendje që të paguajë dhe duhet t'u mbetet borxh për pensione dhe paga nëpunësve në sektorin shtetëror. Ministrat e Financave të 16 vendeve të tjera të euros, të cilët e kanë euron si monedhë të përbashkët, thonë tani se Greqisë paratë i duhen vetëm në nëntor. Vetëm po të bëjë përpjekje të tjera, Greqia, vetëm atëherë ajo do të marrë para të tjera. Pra, të dyja palët përpiqen të shtojnë presionin, faktet ekonomike me sa duket nuk luajnë më rol. Që Greqia nuk do t'i respektonte këtë vit kufijtë e deficitit, për të cilat qe rënë dakord më parë, kjo është e qartë më e vona që nga pranvera e hershme. Se pse tregjet financiare reagojnë me rënie të kurseve ndaj konfirmimit të këtij lajmi nga Ministria greke e Financave, mbetet e paqartë, ose më saktë psikologji. Banka franko-belge Dexia-Bank dhe banka të tjera, të cilat kanë hua shtetërore greke, po përjetojnë presione të mëdha, sepse tregjet e parandiejnë shumë kohë në avancë se çfarë do të ndodhë. Një falje e pjesshme e borxheve Greqisë, me pjesëmarrjen e kreditorëve, kjo do të vijë herët a vonë. Sa më gjatë të presësh, aq më e vështirë bëhet gjendja.