E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetarët të painformuar për cilësinë e produkteve që konsumojnë

Gjatë stinës së verës disa produkte ushqimore, fruta dhe perime të papjekura, shiteshin si të pjekura dhe cilësi e parë, në sajë të injektimit të një preparati që u jepte ngjyrë. Burime nga AKU shprehen se ky preparat nuk është i dëmshëm, por çmimi i tyre duhej të ishte më i ulët se ai për produktet e rritura natyrshëm. Këtë e pohojnë dhe tregtarët e Pazarit të Ri. Ata shprehen se nuk ua kërkojnë asnjëherë furnitorit apo fermerëve fletë-analizën shoqëruese të mallit. Produktet kalojnë dorë më dorë nga fermeri te disa tregtarë shumice deri sa vjen te tregu i pakicës, por askush nuk kërkon fletë-analizë. Në bazë të fletë-analizës, konsumatori njihet me cilësinë e produktit, duke bërë më pas dhe diferencimin e çmimit. Por as qytetarët nuk shkojnë përtej asaj që shohin, e blejnë mallin dhe ikin. Kontrolli i gjithë zinxhirit ushqimor do të bënte që të ishim më të sigurt për ushqimet që konsumojmë, si dhe që çmimet të ishin sipas cilësisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›