E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane, si funksionon perpjekja antikrim

TIRANE - Sherbimet me standarde te larta per nderhyrjet me te shpejta ndaj cdo rasti ngjarjesh kriminale, ndihma e menjehershme ndaj publikut, si drejtimet kryesore te vizionit te ri te Policise se Tiranes, kane rritur efektivitetin e bashkepunimit te saj me qytetaret. Per vete rendesine qe paraqet kryeqyteti, qe ne fakt percjell fytyren e vete shtetit, sherbimi i Policise se Shtetit eshte perfshire ne integrimin drejt progresit dhe modernizimit ne gjithe pikepamjet paralel me pjeset e tjera te shoqerise se re demokratike. "Vleresimi i komunitetit si partner kryesor i Policise ka qene dhe mbetet sfida me e re per ne, nje sfide qe nuk mund te perballohet pa arritur nje imazh te besueshem te punonjesit te policise ne syte e publikut, ndaj dhe perpjekjet e strukturave te policise se Kryeqytetit kane qene maksimale", shprehet per ATSH-ne, drejtori i Policise se Tiranes, Tonin Vocaj.

Policimi

Zbatimi i filozofise se policimit ne komunitet si sfide e strukturave te Rendit ka ndikuar drejtpersedrejti ne rritjen e besimit te publikut ndaj policise dhe perpjekjeve ne luften pa kompromis ndaj krimit. Nga ana tjeter, parandalimi i krimit, nje komponent i rendesishem ne ndihme te punes se strukturave per hetimin e krimit ku ndihmon dhe procesi i shtrirjes se komisariateve te policise ne seksione te policimit ne komunitet, pritet te jete edhe me frytdhenese. Drejtori i Policise se Qarkut te Tiranes, Tonin Vocaj, ndersa flet per rritjen e bashkepunimit Polici-komunitet, tregon aktoret me ndikim pozitiv ne rezultatet e arritura ne keto drejtime. "Strukturat e Rendit ne kryeqytet kane punuar ngushtesisht me partnere te tjere si strukturat arsimore, komunitetin e biznesit, mediat, nje numer te konsiderueshem OJF-sh me programe dhe projekte konkrete". Permes tyre eshte synuar krijimi i urave te bashkepunimit dhe bashkeveprimit Komunitet-Polici; formatizimi e nje sherbimi policor profesional dhe bashkekohor; rritje e pranise se sherbimeve te policise ne komunitet sa me afer qytetareve dhe zgjidhjes se problemeve te tyre; forcimin e llogaridhenies ne institucionet perkatese, bashkebisedimi me komunitetin per zgjidhjen e problemeve, rritja e transparences dhe komunikimit me mediat, etj. Sipas kreut te Policise se Tiranes, "ky proces kompleks ka kerkuar pune dhe perkushtim nga te gjithe me qellim qe Policia te respektoje te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, qe ajo te shnderrohet ne nje strukture civile e jo brutale qe t'i sherbeje komunitetit".

Pergjegjesite

Ne kryerjen e detyrave funksionale te Policise se Tiranes vleresohet se pergjegjesite kane qene shumefish me te medha ne sherbim te kryeqytetit, ndaj dhe ndikim pozitiv kane dhene reformat e kryera ne Polici. Keshtu, sipas Vocajt, ky proces eshte ne rruge te mbare, imazhi i Policise dhe besimi i komunitetit tek policia po rritet dita-dites, c'ka reflektojne informacionet e perditshme te nga grupet e interesit ne Tirane, si qytetaret, komuniteti i biznesit, shkollat, mediat ne vecanti ne drejtim te sqarimit dhe goditjes se veprimtarive kriminale dhe autoreve te tyre.

Metropol

Tirana, kryeqyteti i Shqiperise eshte sot metropoli kryesor i vendit ku jeton rreth 1/3 e popullsise se pergjithshme, qyteti ku kryqezohen te gjitha arteriet politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Por njekohesisht Tirana eshte dhe qyteti me i preferuar nga te gjithe elementet keqberes apo grupet kriminale. Nisur nga ky kendveshtrim dhe duke vleresuar me shume nevojen per rend dhe siguri publike, strukturat e rendit dhe te hetimit te krimit te Policise se Tiranes jane angazhuar me seriozitet dhe perkushtim per te realizuar te gjitha detyrat qe i ngarkon ligji, ku perfshihet riorganizimi i strukturave te saj.

Me miratimin e struktures se re te Policise se Tiranes dhe komisariateve ne varesi, seksionet e posacme te hetimit te krimit te ndara sipas veprave penale te kryera, permiresimet e bera e kane formatuar nje strukture policore efikase e fleksibile ne luften kunder krimit, menaxhimin e burimeve njerezore, materiale dhe financiare. Gjithcka sipas Vocajt, kane pershtatur shkallen e inkuadrimit te policise per numer popullsie sipas parametrave evropiane. "Me e rendesishme eshte se ka progres ne konceptet e punonjesve te policise, ku secili merr pergjegjesine e funksionit, detyres, c'ka vjen si pasoje e zbatimit me sukses te reformave te institucionit dhe reformimit te vete punonjesve te policise", shprehet Vocaj. Zbatimi per here te pare i konceptit te Patrulles se Pergjithshme te Policise se Shtetit per Tiranen, ka kerkuar kohe dhe pune voluminoze, planifikim disa-mujor dhe perpjekje reale bashkepunimi midis Misioneve ICITAP & PAMECA dhe Policise se Shtetit. Struktura e re e Patrulles se Pergjithshme qe eshte ne fokus te vemendjes ne menyre graduale dhe te pashmangshme ka ndryshuar prezantimin e sherbimit policor ne Shqiperi. Ne ndryshim nga sherbimet tradicionale te Policise, ne te ardhmen do te jete me fuqiplote ne konstatimin dhe ndeshkimin e kundervajtesve administrative ne fushen e qarkullimit rrugor si dhe do te kryeje procedura te para te hetimit te krimit, shprehet Vocaj. Sipas tij, veprimi profesional, prezantimi etik ne publik, integriteti moral e qytetar dhe qendrimi human ne sjelljen ne detyre, ben reale ate c'ka publiku kerkon nga Policia e Shtetit, me synim, qe te shnderrohet ne sherbimin policor Shqiptar e denje perkrah agjencive Euro-Atlantike te zbatimit te ligjit.

Goditjet

Tregues gjithnje ne rritje drejt goditjes ne kohe te hetimit te krimit, e ne vecanti atij te organizuar, jane drejtime te tjera ku Policia e Tiranes ka perqendruar punen e vet. Krimi eshte nje fenomen global, qe aktualisht shqeteson te gjitha vendet me te zhvilluara te Evropes e me gjere. Perpjekjet qe bejne institucionet ligj zbatuese, permes tyre edhe policia, jane maksimale per ta luftuar krimin dhe siguruar qytetaret. "Duke marre parasysh specifikat e Tiranes si metropoli kryesor i vendit dhe duke krahasuar shifrat e kriminalitetit ne raportin per numer popullsie, rezulton se Tirana sot ka nje rend dhe siguri publike, teresisht sipas parametrave evropiane", shprehet drejtori i Policise se Qarkut te Tiranes, Tonin Vocaj. Sipas tij, shifrat jane bere prezente here pas here, por me i rendesishem eshte fakti se rreth 60% e kriminalitetit ne shkalle vendi, perballohet nga strukturat e Policise se Tiranes. "Ka nje ndryshim progresiv ne konceptin e evidentimit transparent te veprave penale, rritje te fuqise zbuluese, ndersa vihet re ulje e krimeve kunder prones dhe pasurise, te cilat kane qene dhe mbeten shqetesim i komunitetit dhe i Policise", thote Vocaj.

Krimi ne shifra

Cdo fillim i marrjes me kriminalitet e ka diku arsyen e vet dhe as nacionaliteti dhe gjendja sociale e kriminelit nuk japin pergjigje per sjelljet e aktoreve qe merren me to. "Pavaresisht evidentimit gjithnje ne rritje te veprave penale ne 4 vitet e fundit, gje qe shpreh drejtpersedrejti elemente te parandalimit te veprimtarise kriminale e keqberese ne territor, mbetet e rendesishme se me te njejtat kapacitete njerezore dhe funksionale, treguesit profesional te menaxhimit dhe drejtimit kane rritur fuqine goditese te krimit ne masen 18 % me shume ne se vitet e meparshme", - shprehet Vocaj. Nder arritjet e strukturave te Rendit ne kryeqytet gjate 4 viteve te fundit, Vocaj rendit rezultatet konkrete ne luften kunder krimit. "Nga strukturat e hetimit te krimit dhe komisariateve ne varesi ne saje te shkembimit ne kohe te informacioneve jane kapur 1012 persona ne kerkim, fale bashkepunimit me zyren e Interpol Tiranes, jane ekstraduar 99 persona ne kerkim nga shtete te ndryshme per vepra te ndryshme penale", tha Vocaj. Njekohesisht, ndersa eshte marre masa e arrestit ne flagrance per 2683 shtetas, te cilet kane konsumuar vepra te ndryshme, jane evidentuar 8871 vepra penale, jane zbuluar teresisht 7344 prej tyre, ose ne masen prej 83 %, eshte intensifikuar puna ne drejtim te rihetimit dhe dokumentimit te zbardhjes se ngjarjeve te mbartura nga vitet e meparshme ku jane zbardhur dhe dokumentuar teresisht autoresia per 156 ngjarje te vjetra.

Bashkepunimi

Ne 3-mujorin e pare te ketij viti, ne Qarkun e Tiranes, beri te ditur kreu i Policise se Tiranes, jane evidentuar gjithsej 1064 vepra penale, prej te cilave jane zbuluar 823, ose 77.45 % e tyre, ku ka ndikuar rritja e cilesise se ceshtjeve ne ndjekje duke aplikuar me sukses metodat speciale te hetimit per zbulimin dhe goditjen ne thellesi te grupeve kriminale. Vocaj vlereson te rendesishem bashkepunimin me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane, ku centralizimi i investigimit dhe hetimit te krimeve te renda permes bashkepunimit me Prokurorite e Tiranes, Kavajes dhe te Krimeve te Renda, ka bere te mundur ndryshimin e metodes se drejtimit, zbatimit me sukses te metodave bashkekohore, mjeteve tekniko-speciale per investigimin dhe identifikimin e autoreve, dokumentimin dhe goditjen e veprimtarise kriminale ne fushen e te gjitha krimeve. Vocaj u ndal gjithashtu ne sigurine rrugore, pasi sipas tij, nga sherbimi i qarkullimit rrugor jane organizuar dhe planifikuar kontrolle te vazhdueshme qe synojne ndergjegjesimin e perdoruesve te mjeteve per zbatimin e legjislacionit rrugor, parandalimin e aksidenteve automobilistike; disiplinimin e levizjes se mjeteve dhe kembesoreve ne qender dhe periferi te Tiranes, duke i dhene perparesi rritjes se sigurise, uljes se aksidenteve ne rruge. Mira Shkurta/ATSH

Te gjitha shifrat e 2009

18 % Me shume ne se vitet e meparshme eshte rritur fuqia goditese e krimit

1012 Persona ne kerkim jane kapur ne saje te bashkepunimit me zyren e Interpol Tiranes

99 Persona ne kerkim jane ekstraduar nga shtete te ndryshme

2683 Shtetas qe kane konsumuar vepra te ndryshme jane arrestuar ne flagrance,

8871 Vepra penale jane evidentuar

7344 E tyre jane zbuluar teresisht, ose 83 %,

156 Ngjarje te vjetra jane zbardhur dhe u eshte dokumentuar teresisht autoresia


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›