E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti kritikon prokurorinë pse ka fshehur dokumente që kanë lidhje me hetimin e Gërdecit

Kryeparlamentarja dhe njëherazi kryetarja e Këshillit të Rregullores Mandateve dhe Imunitetit, Jozefina Topalli, në mbledhjen e djeshme të Këshillit, ka kritikuar Prokurorinë e Përgjithshme për fshehje dokumentesh në kërkesën për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Pasi dëgjoi fjalën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, gjatë një raportimi një orësh, ku sqaroi pozicionin e tij në cilësinë e ish-ministrit të mbrojtjes, lidhur me aksidentin e Gërdeci, Këshilli i Imuniteteve ka mbyllur dje seancën dëgjimore dhe ka kërkuar që anëtarët e Këshillit të shqyrtojnë me imtësi dosjen voluminoze të z. Mediut dhe atë të Prokurorisë. “Siç e shikoni z. Mediu ka sjellë një material voluminoz dokumentash që kërkojnë kohë për tu shqyrtuar. Kryetarja e Këshillit të Mandateve, Jozefina Topalli bëri të ditur se menjëherë pas shqyrtimit të materialeve të dërguara nga prokuroria për heqjen e imunitetit të Mediut, do të hartohet raporti i cili do të diskutohet më pas në Këshill. Më pas Këshilli do të vendosë për votimin ose jo në Kuvend të heqjes së imunitetit të ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Topalli theksoi se shqyrtimi i dosjes voluminoze nga anëtarët kërkon shumë kohë ndaj nuk përcaktoi datë konkrete për mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Imunitetit. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, njëherësh dhe kryetare e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, deklaroi fillimin e shpejtë nga puna të hartimit të raportit mbi kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit Fatmir Mediu, lidhur me ngjarjen e Gërdecit. Kërkesa për heqjen e imunitetit të deputetit Fatmir Mediu nga Prokuroria e Përgjithshme, ka mbërritur në Kuvend që më 30 prill dhe një ditë më pas, Kryeparlamentarja mblodhi Këshillin e Imuniteteve për të marrë në shqyrtim këtë kërkesë dhe për të vendosur nëse do t’ia heqin imunitetin deputetit republikan. Por, anëtari i këtij këshilli, Arian Madhi, kërkoi më shumë dokumente nga organi i akuzës dhe pas gati dhjetë ditësh, Prokuroria e Përgjithshme i vuri Kuvendit në dispozicion një dosje voluminoze prej rreth 700 faqesh. Në bazë të rregullores së Kuvendit dhe konkretisht nenit 118 të saj, në mbledhjen e zhvilluar dje, deputeti Mediu bëri edhe mbrojtjen e tij para anëtarëve të Këshillit, duke dorëzuar në Kuvend edhe një material voluminoz dhe tani anëtarët e Këshillit duhet të shqyrtojnë me imtësi dosjen voluminoze të Mediut dhe atë të prokurorisë, dorëzuar ditë më parë. Më 15 mars në një fabrike demontimi të municioneve në Gërdec të bashkisë së Vorës ndodhi një shpërthim i fuqishëm, si pasojë e të cilit humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë, si dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Pas kësaj ngjarjeje Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dha dorëheqjen nga posti i tij. Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit po shqyrton në c’do mbledhje të tij, kërkesën e prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të deputetit Fatmir Mediu, me qëllim nisjen e hetimit penal ndaj tij
Mediu: Kërkesa e prokurorisë për heqjen e imunitetit, e paligjshme/Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ripërsëriti vullnetin e tij për të bashkëpunuar me drejtësinë për zbardhjen e ngjarjes së Gërdecit. Ai nënvizoi se kërkesa e organit të akuzës është tendencioze dhe nuk provon akuzat për shpërdorim detyre nga ish-ministri i Mbrojtjes. “Kërkesa synon vetëm heqjen e imunitetit si deputet dhe jo hetim për çështjen”, theksoi Mediu, duke shtuar se përmbajtja e kërkesës është e pabazuar në prova dhe ligj. “3 kërkesat e prokurorisë për heqjen e imunitetit tim si deputet janë tendencioze. Kam prova që kjo kërkesë nuk është e bazuar në prova se unë kam shpërdoruar detyrën si Ministër i Mbrojtjes. Kjo kërkesë që nga përmbajtja kërkon vetëm heqjen e imunitetit tim si deputet dhe jo për hetimin e çështjes së Gerdecit, më detyron të deklaroj se kërkesa është e pabazuar në ligj”, tha Mediu. Ish-Ministri i Mbrojtjes deklaroi se është i gatshëm të dorëzojë imunitetin dhe do e bënte këtë sikur Prokuroria t’ia kërkonte edhe një ditë pas tragjedisë së Gerdecit. “Edhe sot lë me vullnet të plotë imunitetin, por Prokuroria duhet ta kërkojë me prova evidente heqjen e imunitetit si deputet”, tha Mediu. Anëtarët e këtij Këshilli, në mbledhjen që zgjati rreth tre orë, dëgjuan argumentet e ish-ministrit Mediu, për të cilin Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e imunitetit, lidhur me përgjegjësinë në ngjarjen e 15 marsit në Gërdec, të bashkisë së Vorës, ku nga shpërthimi në një fabrikë të demontimit të municioneve humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë, ndërsa u shkaktuan edhe dëme të mëdha materiale. Deputeti republikan, duke folur mbi procesin e shkatërrimit të municioneve, proçes që kryhej dhe në Gërdec, tha se “ky ishte një detyrim nga ndërkombëtarët për anëtarësim në NATO, si dhe një kusht i MSA-së”. Sipas Mediut, për procesin e shkatërrimit të municioneve të tepërta, i cili duhej të përfundojë brenda vitit 2010, vetëm SHBA ka investuar në Shqipëri rreth 55 milion dollarë. Ai theksoi se “procesi i demontimit nuk ka qënë një çështje për përfitim ekonomik, por për mbrojtjen e jetës së qytetarëve”. Gjithashtu, ish-ministri i Mbrojtjes, deklaroi se nuk kishte dijeni për Delijorgjin dhe kompaninë e tij, as për kompaninë amerikane duke ia faturuar se zgjedhja e Gërdecit për ngritjen e fabrikës së demontimit të armëve është bërë nga Shtabi i Përgjithshëm pa dijeninë e Ministrit të Mbrojtjes. Në fjalën e tij përpara Këshillit të Imuniteteve ish Ministri i Mbrojtjes, Mediu akuzoi Prokurorinë e Përgjithshme se po anashkalon disa fakte. “Analiza e tyre është jo e drejtë dhe jologjike. Ka qenë Shtabi i Përgjithshëm që analizoi kërkesën e SAC, dhe ka qenë Shtabi që ka pasur marrëdhenie paraprake me MEICO-n. Unë përherë kam kërkuar nga strukturat ushtarake që të kihet kujdes i posaçëm me rregullat demontimit”, theksoi Mediu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›