Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë për Gazën
Pas armëpushimit në Gaza, po vazhdojnë përpjekjet diplomatike për ti dhënë fund tensionit në rajon.Ministrat e Jashtëm të BE të cilët javën e kaluar u takuan me Ministren e Jashtme Izraelite Tzipi Livnin kësaj radhe u takuan me udhëheqjet Turke, Egjiptiane, Jordaneze dhe Palestineze. Në mbledhje marrin pjesë Turqia që përfaqësohet prej Ministrit të Jashtëm Ali Babaxhan, Ministri i Jashtëm i Jordanisë Selahaddin Beshir, Ministri i Jashtëm i Udhëheqjes Kombëtare të Palestinës Rijad al Malki, dhe Ministri i Jashtëm Egjiptit Ahmed Ebul Gejt. Ministri i Jashtëm Babaxhan pyetjeve të gazetarëve iu përgjigj se në këtë mbledhje do të diskutohet arritja e vendosjes së paqes së përhershme si dhe rrijta e ndihmave humanitare.
Në fund të kësaj mbledhje e cila do të ketë formatin e një dreke pune do të zhvillohet një konferencë shtypi.