PDK përshëndet vendimit për FSK-në
Prishtinë-Partia Demokratike e Kosovës, duke folur rreth transferimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), deklaroi se ky proces ka shkuar në mënyrë të rregullt. Megjithatë, partia e Hashim Thaçit ka shtuar se do të rishqyrtohet procesi seleksionues për pjesëtarët e FSK-së, si pasojë e pakënaqësisë së ish-pjesëtarëve të TMK-së, të cilët nuk janë përfshirë në forcën e re.
Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, tha se ky subjekt politik përshëndet vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritje pagash të shërbyesve civilë, duke nënvizuar në këtë mënyrë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për këtë sektor.
Zëdhënësi Stavileci ka shtuar se PDK-ja vazhdon të jetë partia numër një vend, gjë që sipas tij tregojnë edhe anëtarësimet e reja në këtë parti nga qytetarë të qyteteve të ndryshme të Kosovës.