Daçiç: BE kërkon indirekt që Serbia të njohë Kosovën
BEOGRAD - Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se Bashkimi Europian po i kërkon Serbisë në mënyrë indirekte që ta njohë Kosovën.
"Ndoshta është e vërtetë që formalisht nuk kërkojnë ta njohim Kosovën, por nëse ne pranojmë ato që ata janë duke kërkuar, atëherë nuk është larg nga ajo",- ka thënë Daçiç.
Sipas Daçiç, gjasat janë të vogla që Serbia edhe në mars ta fitojë statusin e kandidatit për BE, nëse i kërkohen të njëjtat gjëra nga unioni.
“Unë vetëm dua të them të vërtetën, dhe e vërteta është se ata duan që ne ta njohim Kosovën. Këtë e duan që nga dita e parë”, - thekson Daçiç, raporton B92.
(er.nu/BalkanWeb)