E Shtunë, 31 Tetor 2026

Slloveni, protesta të dhunshme

Në qendër të Lubjanës të premten në mbrëmje për disa orë është zhvilluar një protestë paqësore e mijëra qytetarëve të pakënaqur me situatën shoqërore dhe ekonomike. Mirëpo, në mbrëmje situata u tensionua dhe filluan përleshjet e policisë me një grup huliganësh që u infiltruan në mesin e protestuesve dhe sipas informatave të deritashme në këtë përleshje u plagosën rreth 15 policë dhe dy protestues, si dhe u arrestuan 14 demonstrues.

Sipas medieve sllovene, rreth orës 18 e 30 minuta, në mesin e demonstruesve paqësorë u paraqitën edhe dhjetëra të rinj ta maskuar, të cilët filluan të hedhin gjësende të ndryshme, mjete piroteknike e madje edhe blloqe graniti në drejtim të policëve që ruanin ndërtesën e parlamentit. Shumica e protestuesve reagoi duke brohoritur: “Huliganë, zhdukuni nga këtu, kjo nuk është protestë juaja, por e jona”. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›