E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e financave takohen para samitit të BE-së

Ministrat e financave të katër ekonomive më të mëdha të eurozonës, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës, pritet të zhvillojnë bisedime në Paris, para samitit të kësaj jave të Bashkimit Evropian.

Liderët në samitin e 28 dhe 29 qershorit pritet të diksutojnë masat për të zgjidhur krizën e borxheve në eurozonë.

Raportohet se kjo do të jetë hera e 20-të që liderët evropianë që përpiqen që të zgjidhin krizën e përhapur në Evropë, që kur nisi në fillim të 2010 në Greqi.

Euroja ka humbur vlerën sot karshi dollarit në tregjet financiare, mes dyshimeve të investitorëve se do të mund të merret ndonjë vendim i rëndësishëm në samit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›