Mediat: Nikolliç ofertë Daçiçit për krijimin e qeverisë

Partia Përparimtare e Serbisë, ka ndërmarrë iniciativën për formimin e qeverisë së re duke i bërë një ofertë të madhe socialistëve, të cilët zyrtarisht ende po diskutojnë me demokratët për të formuar shumicën e ardhshme parlamentare, shkruan e përditshmja Veçernje Novosti.
Sipas, burimeve të gazetës, Partia e Nikolliçit dhe ajo e Daçiçit, kanë qenë në kontakte për të formuar së bashku qeverinë.
Aktualisht, kreu i Partisë Demokratike, që humbi garën për president nga Nikolliç, Boris Tadiç po përpiqet që të formojë qeverinë, ndërsa emri i tij është lakuar si kryeministër.
Por, mediat serbe, thonë se partia e Nikolliçit i ka ofruar Daçiçit edhe postin e kryeministrit dhe mes të tjerash, dikasterin që po e udhëheq ende, atë të Ministrisë së Brendshme.
Ndërkohë, analistët, socialistin Ivica Daçiç, e shihon si fitimtarin më te madh në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.
Me mbi 40 mandate, ai thuhet se ia ka siguruar vetes pozicionin e lojtarit kryesor për formimin e qeverisë së ardhshme.