E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE do të nisë negociatat me Malin e Zi

Mali i Zi ka marrë dritën jeshile për të nisur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ministri finlandez i Punëve të Jashtme, Aleksandër Stub, para takimit të ministrave të Jashtëm, tha se Mali i Zi sot do të marrë datën e fillimit të këtyre bisedimeve.

Shumica e vendeve anëtare të BE-së kanë rënë dakort për këto negociata, ndërsa kundër ka dalë Suedia, e cila mbetet e rezervuar.

Ministri i saj i Jashtëm, Karl Bildt ka ngritur këtë dilemë, duke thënë se krimi i organizuar në rajon, e në veçanti në Mal të Zi mbetet në nivel të lartë dhe kjo duhet të merret parasysh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›