Ndryshim ne komande ne Afganistan

Komandanti ne largim i forcave nderkombetare ne Afganistan gjenerali amerikan David Petraeus u lirua te henen 18.07. zyrtarisht nga funksioni i tij dhe ia dorezoi komanden pasardhesit te tij. Ne nje ceremoni te zhvilluar ne Kabul gjenerali amerikan me kater yje John R. Allen u prezantua si komandant i ri i pergjithshem i me shume se 140.000 ushtareve te NATO-s ne Hindukush.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift John Allen John Allen komandanti i ri tha ne ceremonine e dorezimit te komandes ne Kabul se ishte i sigurt se misioni ne Afganistan do te vazhdoje te jete i veshtire. Disa ore me pare ceremonise tre ushtare te NATO-s ishin vrare gjate nje sulmi ne lindje te vendit. Po ashtu ne jug rane pre e nje kurthi shefi i policise rajonale dhe shoferi i tij.
Une nuk kam iluzione per sfidat qe ne kemi perpara tha Allen duke shtuar seQellimi im eshte te ruaj vrullin e kesaj fushate kesaj fushate te madhe te cilen e kemi nisur. Une do te vazhdoj te mbeshtes ne cdo menyre te mundshme rekrutimin trajnimin pergatitjen dhe pajisjen ne terren si dhe punesimin e forcave afgane te sigurimit kombetar. Keta jane afgane te mire te guximshem dhe patriote dhe ne do te kerkojme cdo mundesi per ti cuar me tej efektet e partneritetit tone dhe mentorshipin deri sa ANSF-ja te marre persiper vendin e saj te drejte dhe te duhur si mbrojtese e ketij vendi. - tha duke marre detyren gjenerali amerikan me kater yje John R. Allen.
Bildunterschrift
Ne Afganistan ka filluar nderkohe edhe dorezimi i pergjegjesive prej ISAF-it tek trupat vendase. Ne provincen e Bamianit pergjegjesia per sigurine dhe rendin kaloi ne duart e policise dhe te ushtrise afgane. Deri tani aty qene te stacionuara njesi te vogla ushtarake nga SHBA Zelanda e Re dhe Singapori. Bamiani eshte provinca e pare nga 7 ne te cilat trupat nderkombetare do te dorezojne kete muaj pergjegjesite tek afganet.
Autor Waslat Hasrat-Nazimi / Pandeli Pani
Redaktoi Esat Ahmeti