Diveroli para kongresit në 17 prill
Efraim Diveroli, 22 vjeçari i akuzuar për trafikim armësh për në Afganistan, pritet të dalë para kongresit amerikan për të dhënë shpjegime për veprimtarinë e kompanisë së tij. Data kur Diveroli do të dalë para drejtësisë është 17 prill. Aktualisht atij i është anulluar kontrata që kishte me qeverinë amerikane për furnizimin me armë të Afganistanit.
Presidenti i kompanisë AEY, Efraim E. Diveroli, është rregjistruar fshehtaz në një bisedë që tregon qartë korrupsionin në blerjen e më shumë se 100 milionë armatimeve në Shqipëri.
Këtë javë, pas hetimeve mbi performancën e kompanisë AEY nga ‘The Times’, Ushtria mënjanoi kompaninë nga çdo lloj kontrate federale, dhe tha se Diveroli i kishte mashtruar duke thënë se armët ishin Hungareze dhe jo kineze.
Z. Diveroli, i kapur me telefon në një intervistë, tha se ai nuk kishte dijeni për këtë ngjarje.
Shumë oficerë të lartë dhe zyrtarë të qeverisë, të cilët duhet të mbeten anonim për shkak të investigimit, kanë bërë të qartë se si Z. Diveroli dhe një grup njerëzish të papjekur, të cilët nuk i kanë arritur as të 20-tat, dhe pa mbaruar asnjë shërbim ushtarak apo shkollë të ngjashme, futen në një biznes të tillë me përmasa qeveritare.
“Shumica prej nesh ngrejnë pyetjen, Si ja kanë arritur të futen në këtë biznes?”- tha një zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
AEY ishte një nga 10 kompanitë që ka dhënë ofertën për tu futur në këtë biznes në fund të shtatorit 2006, dhe pikërisht në fund të afatit kohor të fendosur nga Departamenti i Shtetit Amerikan.
Michael Diveroli, i jati i Efraimit, ka themeluar kompaninë në vitin 1999, kur Efraim ishte vetëm 13 vjeç. Për disa vite, kompania punonte me aktivitet minimal dhe Michael Diveroli, ishte i vetmi punonjës i kompanisë AEY.
Në vitin 2004, AEY fut në skenë Efraim Diverolin, në atë kohë vetëm 18 vjeç, si oficer me 1% të aksioneve.
I riu Diveroli me një eksperiencë të vogël pune në municione kishte punuar më parë në një kompani në Los Angeles, Botach Tactical, e cila merrej me furnizimin me armë të ushtrisë, dhe që ishte nën pronësinë e xhaxhait të tij, Bar- Kochba Botach.
Z. Diveroli ndërpreu intervistën kur u pyet për Botach Tactical. Ndërkohë Z. Botach, në një intervistë telefonike, tha se të dy si Michaeli dhe Efraim Diveroli kishin punuar pak kohë për të, por më vonë duke parë intensitetin e kontratave qeveritare për furnizimin me armë, me fillimin e luftës, ata themeluan kompaninë e tyre dhe u ndanë më vete.
“Ata më lanë dhe morën te kompania e tyre edhe një pjesë të klientëve të mi” – tha ai. “Ata sigurisht që thanë: Pse duhet të punojmë për Botach? Kur mund ta bëjmë vet këtë punë”.
Kur Efraim Diveroli u bë pjesë e AEY-së, filloi të bëhej shumë agresiv për të kapur kontratat e qeverisë amerikane.
Ai fitoi 126 000 dollarë për furnizimin me municione dhe materiale të Forcave Speciale; të Departamentit të Energjisë, të Agjencisë për Mbrojtjen e Ambientit; për Administratën e Sigurisë dhe Departamentin e Shtetit.
Në vitin 2005, kur Z. Diveroli u bë president i AEY-së, në moshën 19 vjeçare, kompania bënte oferta në të gjitha agjencitë qeveritare për të furnizuar me armë, helmeta, boma, bateri për makinat X-ray- për ndihmat amerikane në Pakistan, Bolivi dhe kudo tjetër.
Z. Diveroli është akuzuar për prapësira, krime, agresivitet dhe fallcifikim dokumentesh.
Akuzat e tij e vunë biznesin e tij në rrezik. Z. Diveroli kishte një licencë me SHBA-në, e cila duhej për punën e tij. Me një akuzë për krim, licenca mund të anullohej.