E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia masa për të shmangur radhët e emigrantëve në festat e Pashkëve

Efektivat policorë të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër në bashkëpunim me kolegët e tyre të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë hartuar një plan të veçantë masash për të shmangur rradhët e pritjes gjatë lëvizjes së emigrantëve për festat e Pashkëve. Sipas një qarkoreje të ministrisë së Brendshme të Greqisë emigrantët shqiptarë edhe pse iu ka përfunduar leja e qëndrimit, mjafton të vertetojnë se janë në pritje të ripërteritjes së saj mund të lëvizin lirshëm në të dyja anët e kufirit gjatë periudhës 1 prill 2008 deri 31 maj 2008.

Në këtë kuadër efektivat e policisë në Qarkun e Gjirokastrës janë angazhuar për tu mos u krijuar probleme emigrantëve në përpunimin e dokumentave të tyre në doganë gjatë lëvizjes për festat e Pashkëve. “Në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Qarkut të Gjirokastrës do të shtohen efektiva me qëllim shtimin e sporteleve për tu krijuar lehtësirat ligjore emigrantëve që do të vijnë në Shqipëri”, thotë zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai. Pjesë e këtyre angazhimeve të efektivave blu është edhe “parandalimi i ngjarjeve kriminale në ambjentet e këtyre pikave të kalimit por edhe në akset rrugore, parandalimin e aksidenteve rrugore , goditjen e elementëve trafikantë të cilët mund të përfitojnë nga fluksi i emigrantëve”. Sipas zëdhënësit Mullai, “përfaqsues të Drejtorisë Rajonale të Kufirt dhe Migracionit Gjirokastër do të zhvillojnë takime me homologët e tyre grekë për të bërë të mundur marrjen e masave nga të dyja palët me qëllim shmangjen e rradhëve dhe përpunimin në një kohë sa më të shpejtë të mjeteve dhe të emigrantëve”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›