Rehn: Shqipëria të përmbushë detyrimet e Asoccim Stabilizimit
Komisioneri evropian Oli Rehen, ka deklaruar sot në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE, që po organizohet në Slloveni, se Shqipëria duhet të përmbushë sa më parë detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e Asocim Stabilizimit.
Kroacia është vendi që ka përmbushur më mirë objektivat dhe mendohet se e ka të sigurtë anëtarësimin në BE në vitin 2010. Ndërkohë me Maqedoninë dhe Malin e Zi pritet të fillojnë negociatat e anëtarësimit. Ndërkohë Shqipëria dhe disa shtete të tjera sipas Rehn, janë ende në hapat e para të anëtarësimit.
Ndërkohë për Serbinë ka një plan për heqjen e vizave, para zgjedhjeve të 11 majit. Sot në takimin e ministrave pritet të bëhet një diskutim për Kosovën dhe veriun e saj.