Thaci: Kosova vendi i tolerances fetare edhe ne te ardhmen
PRISHTINE - Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, pati te shtunen ne mesdite nje takim te vecante me Myftiun e Kosoves, Naim Ternava dhe me Ipeshkvin, Dode Gjergji.
Pas takimit, qe u zhvillua ne seline e Qeverise se Kosoves, Kryeministri Thaci deklaroi ne nje prononcim te shkurter per median se "biseda kishte si qellim forcimin e bashkepunimit te Qeverise se Kosoves me perfaqesuesit e besimeve fetare, per te pritur me dinjitet shpalljen e pavaresise". "Kosova ka qene perhere vendi i tolerances fetare dhe keshtu do vazhdoje te jete edhe ne te ardhmen", theksoi Thaci. Ai perseriti thirrjen qe drejtuesit politike te Kosoves u kane bere shume shpesh ditet e fundit qytetareve, "per te festuar me dinjitet" dhe per ta manifestuar me qytetari te larte gezimin e tyre. Myftiu Naim Ternava falenderoi Zotin qe i dha mundesine popullit te Kosoves te festoje i bashkuar shpalljen e pavaresise. "Besimet fetare ne Kosove kane respektuar gjithnje njeri-tjetrin", tha Myftiu i Kosoves, duke shprehur sigurine se kjo do te deshmohet edhe ne te ardhmen. Ne fund te fjales se tij Myftiu Ternava tha "uroj popullin per arritjen e kesaj dite te madhe". Edhe Ipeshkvi, Dode Gjergji, theksoi gezimin personal dhe te Kishes Katolike te Kosoves per "ngjarjen e madhe" qe pritet te perjetoje Kosova. "Ne kemi vuajtur se bashku, por kemi ditur te vuajme me dinjitet. Tani do te gezojme se bashku dhe serish do te dijme te gezojme ne dinjitet", tha Ipeshkvi Dode Gjergji. "Edhe ne gezimin e tyre, shqiptaret nuk do te fyejne ndjenjat fetare te askujt", shtoi ai.
Pyetjes lidhur me paralajmerimin e Beogradit per nje vizite te nje politikani te larte te Serbise neser ne Kosove, dhe nese kjo perben nje provokim te radhes te Beogradit, Kryeministri Thaci iu pergjigj se "ne kemi axhenden tone, te cilen do ta respektojme me perpikmeri. Asnje veprimtari e Beogradit s'mund te kete ndikim ne axhenden tone".