E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, sekuestrohen 76 kg mariuanë, në kërkim 2 shtetas

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike , një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër rreth orës 02.00 të mëngjesit kanë marrë një iformacion në rrugë operative se në kodrat midis fshatit Lazarat dhe lagjes Dunavat Gjirokastër dy shtetas po transportonin me dy kafshë dore (mushka), një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga fshati Lazarat në drejtim të lagjes Dunavat me qëllim shmangien e postobllokut të policisë që funksionon 24 orë në vendin e quajtur Kordhocë në aksin rrugor nacional .

Rreth orës 03:00 , Specialistët dhe Agjentët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë mbërritur në kodrat përballë fshatit Lazarat , ku kanë konstatuar se dy shtetasit po vinin në drejtim të lagjes Dunavat të qytetit Gjirokastër dhe po i afroheshin Urës së vjetër të Ali Pashës , në përroin midis Lazaratit dhe lagjes Dunavat. Forcat e policisë iu kanë bërë thirrje shtetasëve që transportonin lëndën narkotike me kafshë që të ndalonin , por të dy shtetasit duke përfituar nga errësira dhe terreni majft i vështirë, kanë braktisur kafshët e dorës dhe janë hedhur në përrua duke u larguar me shpejtësi në drejtim të fshatit Lazarat .

Ndërkaq blutë e Gjirokastrës sekuestruan në cilësinë e proves materiale dy çanata të mëdha shpine të mbushura me pako me lëndë narkotike gjithësej 38 pako , me peshë rreth dy kilogramë secila, gjithsej rreth 76 kilogramë Mariuanë , si dhe dy kafshë dore që po transportonin lëndën narkotike e sende të tjera personale të autorëve. Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara në rrugë operative nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, por edhe nga provat materiale të gjetura në vendngjarje , si disa sende personale që identifikojnë autorët , të dy shtetasit që transportonin lëndën narkotike , përkatësisht 23 e 25 vjeç , të dy nga fshati Lazarat , të skeduar nga ana e policisë si persona me precedent penal në fushën e narkotrafiqeve , janë të identifikuar dhe janë shpallur në kërkim policor.

Këta shtetas do ta transportonin lëndën narkotike në brendësi të qytetit Gjirokastër e më pas lënda narkotike kishte si destinacion përfundimtar Tiranën për konsum të brendshëm. Ndërkaq materialet do t`i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastrër për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Prodhim dhe shitje të narkotikëve , të kryer në bashkëpunim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›