E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidente në Fier e Elbasan, 2 të vdekur e 7 të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në Elbasan ku kanë humbur jetën dy motra 17 dhe 18 vjece. Policia tha se viktimat së bashku më nënën e tyre po kalonin rrugën pranë unazës së qytetit, kur një makinë e drejtuar nga 23-vjecari me iniciale D.C i ka përplasur. Për pasojë ka humbur jetën Paula dhe Baftjare Hekurani, ndërsa është plagosur rëndë e ëma e tyre 40 vjecare.

Policia tha se mjeti po ecte me shpejtësi të madhe, ndërsa autori i aksidentit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë një aksident tjetër i rëndë rrugor ka ndodhur sot në mëngjes në aksin rrugor Levan-Vlorë, ku nga përplasja e dy makinave kanë mbetur të plagosur 6 persona. Policia tha se të plagosurit momentalisht ndodhen në spitalin e Fierit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në aksident kanë mbetur të plagosur tre pjesëtarë të një familje Avdi Demaj 43 vjeç, Laureta Demaj 40 dhe Agron Demaj 10 vjeç, të cilët po udhëtonin drejt Greqisë. Ndërkohë në makinën tjetër, po udhëtonin pjesëtarët e një orkestre që po ktheheshin nga një dasëm në Radhimë. Tre persona në makinën e dytë kanë mbetur të plagosur, por me plagë të lehta. Policia po heton shkaqet e aksidentit.
 
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›