Ministri Agani po qëndron në Zvicër
Nga Express më 12 qershor 2011 në ora 13:43
Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në festën tonë tradicionale kushtuar ditës së çlirimit të Republikës së Kosovës 12 Qershorit, e cila mbahet në Seebach të Cyrihut.
Vizita e ministrit Agani realizohet me ftesë të kryetarit të degës së Partisë së Drejtësisë, Naser Mustafa dhe Kryesisë së kësaj dege.
Gjatë qëndrimit në Zvicër, ministri Agani do të bashkëbisedojë me bashkatdhetarët tanë edhe për çështje që kanë të bëjnë me preokupimet e tyre dhe aspekte që lidhen me shëndetësinë kosovare.