Maxwell mbetet në Barcelonë

Nga Express më 11 qershor 2011 në ora 20:45
Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Maxwell nuk do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës për tu transferuar në Milan ka bërë të ditur menaxheri i tij Mino Raiola.
Raiola, i cili ka raporte të mira me Rossonerët dhe u ndihmoi atyre të sigurojnë Zlatan Ibrahimovicin dhe Robinhon gjatë verës së kaluar, ka insistuar se Maxwell do të mbetet në Nou Camp.
“Nuk ka asgjë për të sqaruar rreth të ardhmes së Maxwellit. Ai luan për Barcelonën, është i lumtur në Barcelonë dhe do të mbetet në Barcelonë”, tha Raiola.