E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Alibeaj firmosi marrëveshjen për pasuritë me suedezët

Ministri i Drejtesisë Enkelejd Alibeaj ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit me Autoritetin Kombëtar Suedez për Kadastrën, Hartat dhe për dixhitalizimin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në vendin tonë.
Marrëveshja nga pala suedeze u nënshkrua nga Drejtoresha e Organizatës Qeveritare për dhënien e ndihmës së huaj Elizabet Stamp. Të pranishëm në këtë marrëveshje ishin përfaqësues nga OSBE dhe Banka Botërore. Ky projekt, i cili do të kushtojë 450 mijë euro synon regjistrimin e saktë të pasurive të paluajtshme, krijimin e një sistemi të kompjuterizuar ,si dhe monitorimin e funksionimit të sistemit në një nga zyrat e regjistrimit të pasurive. Alibeaj e ka vlerësuar këtë projekt si mjaft të rëndësishëm dhe që pritet jo vetëm të korrigjojë gabimet, por edhe të përmiresojë sherbimin ndaj qytetarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›