Ministri Basha: Reformat tona sollen sukses
Fjala
Ministri Basha e ka cilësuar si të mbushur me suksese punën e policisë për këtë vit, duke u shprehur se reformat ishin tejet të suksesshme. “Në reformën strukturore në fushën e rendit dhe të sigurisë spikat padyshim aplikimi në territorin e vendit i konceptit të Patrullës së Përgjithshme, si dhe kalimi i kompetencës për krimet e lehta në nivel komisariatesh”, u shpreh ministri i Brendshëm. Më tej, ai sqaroi se për vitin e ardhshëm mbetet prioritet kryesor konsolidimi i rreptë i nënkomisarëve për bërjen sa më efektive të kësaj skeme, si dhe përparimi në fushën e përdorimit të teknologjisë, për të cilin Ministria e Brendshme dhe qeveria shqiptare do të alokojnë gjatë vitit të ardhshëm burime të mjaftueshme financiare për të aplikuar.