Ministri Basha premton dëmshpërblime për kurbinasit
Reshjet e pandërprera të ditëve të fundit kanë mbledhur shtabet e emergjencave në Kurbin, Kukës dhe Fier. Në mbledhjen e djeshme të shtabit të emergjencave civile në Laç mori pjesë edhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili premtoi ndihma për banorët e dëmtuar nga përmbytja. Në këtë zonë, rreth 30 familje kanë mbetur pa strehë, për shkak të përmbytjes, ndërsa rreth 100 hektarë tokë gjenden nën ujë. Ministri Basha, pasi ka inspektuar dëmet e shkaktuara, ka premtuar dëmshpërblim të të gjitha familjeve të prekura. Ai ka siguruar se qeveria po ndjek me seriozitet situatën dhe po punohet për kapërcimin e problemeve të krijuara.
Ndërsa në Kukës, në takimin e shtabit të emergjencave civile është marrë në analizë gjendja e krijuar ditët e fundit, si edhe u morën masat e duhura për ta mbajtur situatën nën kontroll. Në takim u pohua se ka dëmtime të rrugëve rurale dhe në disa segmente të caktuara edhe të rrugëve kombëtare, por me masat e ndërmarra nga Enti i Rrugëve, qarkullimi i mjeteve ka vijuar pa pengesa serioze në të gjitha akset.
Ndërkaq, në Fier, situata e ditëve të fundit ka rishfaqur problemet me kolektorët dhe ndërtimet pa leje të ndërtuara mbi to. Viron Balla, shef i zyrës së emergjencave civile në Prefekturën e Fierit ka thënë në mbledhjen e djeshme, se ndërtimet mbi kolektorët ujëmbledhës që nuk janë prishur, si dhe mosndërhyrja në zonat ku është identifikuar rrëshqitje masive dheu, mbeten një rrezik serioz për komunitetin e qarkut.
Po ashtu, shefi i emergjencave civile në Prefekturën e Fierit ka thënë se shfrytëzimi pa kriter i shtretërve të lumenjve, si edhe mosndërtimi i pritave, janë një rrezik më shumë për përmbytje të mundshme.