E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtimet mbi kolektorë

"Kemi identifikuar 68 ndërtime pa leje mbi kolektorët e kullimit të tokave dhe ujëmbledhësve. Këto ndërtime ende nuk janë shembur dhe janë rreziku më i madh i përmbytjeve të tokave, por edhe i qendrave të banuara. Për këto shihen një neglizhencë nga ana e drejtuesve të komunave dhe drejtuesve të njësive vendore në shkallë qarku. Gjithashtu, zyra e emergjencave civile ka konstatuar edhe raste të shumta të rrëshqitjes së tokave, të cilat mund të sjellin pasoja. Edhe në këto raste duhet ndërhyrje", tha shefi i emergjencave civile në Fier, Viron Balla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›