E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Basha, urim ne Diten e Veres per liberalizim te vizave per shqiptaret

Ministri i Brendshem Lulezim Basha, tha dje nga qyteti i Elbasanit se pas festes se "Dites se Veres", shqiptaret do te festojne liberalizimin e vizave. Duke bere urimet e shumta per te gjithe shqiptaret me rastin e festes, kreu i Ministrise se Brendshme nuk harroi te permende edhe procesin e liberalizimit te vizave edhe per shqiptaret me vendet e Bashkimit Evropian, apo nisjen nga puna te rruges Tirane-Elbasan. "Gezuar Diten e Veres. Sjellte me shume gezim dhe hare per te gjithe qytetaret e ketij qarku, te ketij qyteti te ketij rrethi dhe per qytetaret e te gjithe Shqiperise. Shpresoj qe brenda nje periudhe te shkurter kjo feste te pasohet nga festa te tjera si ajo e fillimit te rruges Tirane-Elbasan dhe ajo e heqjes se vizave per qytetaret e Shqiperise", tha Ministri Basha. Procese qe sipas tij, do te realizohen shume shpejt me plotesimin e te gjitha kerkesave te udherrefyesit te Komisionit Evropian per liberalizimin e vizave, nga Shqiperia. Ministri theksoi pak dite me pare ne Kuvend, gjate shqyrtimit te rezolutes per mbeshtetjen e liberalizimit te vizave, se qeveria ka permbushur detyrimet dhe ka informuar ne menyre te detajuar dhe hap pas hapi me permbushjen dhe realizimin e kerkesave te parashtruara, nderkombetaret. Nderkohe qe nga Parlamenti Evropian kane ardhur mesazhe te qarta per procesin e liberalizimit te vizave per dy vendet e Ballkanit Perendimor qe ende nuk i kane perfituar ato, Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovines. Eurodeputetja Tanja Fajon, ka shprehur mbeshtetjen dhe ka kerkuar liberalizim te vizave per keto dy vende, duke theksuar se nese jane permbushur standardet prej tyre, liberalizimi do te kryhet brenda presidences Spanjolle te BE-se, qershorit te ketij viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›